Vendimi i Francës për të ndaluar përdorimin e burkës është duke u shndërruar në një sfidë për policinë.
Disa policë të armatosur me sprej ia mësynë plazhit të Nices për të urdhëruar një pushuese që të heq burkën. Katër policë qëndruan afër gruas, e cila me qetësi po bënte plazh në “Promenade des Anglais” – pak metra vendit ku ndodhi sulmi me kamion.
Fillimisht u mendua se gruas po i jepej një vërejtje, por ajo u urdhërua të heqë burkën dhe pak minuta më vonë ajo u gjobit për veshjen e ndaluar për shkak të sigurisë në Francë, transmeton Koha.net.
Pak ditë më parë, katër femra u dënuan me nga 38 euro për veshjen e burkës në një plazh të Cannes.