Peshkatari gjen perlën që peshon 34 kg dhe vlen 100 milion dollarë

Kjo perlë gjigande mund të jetë më e madhja që është zbuluar deri më tani në gjithë botën dhe është pesë herë më e madhe se rekordi i më parshim.

Burri, që nuk ka dashur të identifikohet, gjeti perlën 34 kilogramshe para 10 vjetësh në gjirin e Palawan-it në Filipine.

Ai nuk ishte në dijeni të potencialit 100 mijë dollarësh që perla vlente dhe e mbajti si një hajmali për fatin e mirë në dhomën e tij të drunjtë në shtëpi.

Por një zjarr që ndodhi së fundmi në pronën e tij e detyroi që ta nxirrte perlën jashtë.

Peshkatari ja dorëzoi një oficer turizmi vendas i cili u mahnit nga ajo që kishte përpara.

Pasi u regjistrua objekti 2.2 këmbë i lartë u vendos që të ekspozohej për turistët, kuptohet që në masa të rrepta sigurie.

“ Do ta mbajmë këtu në Filipine dhe shpresojmë që të na sjellë sa më shumë turistë”, u shpreh oficeri i turizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu