DUKURI E RREZIKSHME POLITIKE “SHQIPTARE”
“Bombat” politike të Zaevit, krah për krahu me ato të Kryeparlamentarit Talat Xhaferi në Kuvend, mu si ato bombat partizane të Boshko Buhës në filmat partizan jugosllav: “Sutjeska”, “Desanti në Dërvar” e “Kapetan Lleshi”, ku një partizan në film “vriste” me një plumb ose bombë qindra gjermanë e ballistë.
Edhe, sipas filmave jugosllav, partizani “trim” Boshko Buha që hudhte në erë para kamerave televizive me një bombë gjatë një ngjarje filmi qindra gjermanë e ballistë, shpalleshte “hero” i popullit. “Trim” jugosllav i ”vëllazërim-bashkimit” në mjetet e informascionit të asaj kohe komuniste, sot neokomuniste.
Kulminacioni historik: çuditem, sot me këto popuj “vëllezër” të Ballkanit nëpër shekuj me zhurmë të madhe arsimore e kulturore para kamerave televizive, vetëm para zgjedhjeve parlamentare e lokale politike, ende: si është e mundur të mos e kuptojnë hiperbolizimin e të vrarëve “heronj” në filmat partizan. Sesi: kanë mbetur ende gjallë aq shumë gjermanë e ballistë në Gjermani e Shqipëri?!
Realiteti, sesa “trima” kanë qenë partizanët jugosllav e shqiptar, e tregon edhe Dita e sotshme historike: Zaevi nga “instikamet” e LSDM -së, sesi: krahpërkrahu me Mukin “shqiptar” me të dyja duart duke hedhur non-stop “bomba” politike për të ardhë në pushtet me “vëllezërit” e Njerkës, hudhi “kashikara” në pusitë kryengritëse shqiptare (70.000 vota shqiptare). Veten ta shpallë deputet i popullit me shokët jeniçerë në Shtetin e “përbashkët” Neojugosllav. Herë nga selia e tij partiake: Qeveria e “vëllazërim-bashkimit”, TV “ALSAT” me të cilën e shbërbleu Nëna BDI, e herë nga Lëvizja politike “Besa”, rruga e Bit – Pazarit, e herë nga salla Universale në mes të Shkupit Shqiptar.
Edhe sot, si dje: krah për krahu me “vëllazërit” partizanë jugosllav. Flamurin shqiptar kuqezi duke e lidhur nyje me atë të “vëllezërve” historik “maqedonas”: “Diellin me rreze”. Ndonjëri më i zëshmi, Komandanti i “branitellave” (Angellovi), fotografohej para kamerave televizive se, nuk ka hapsirë (fusha e male) edhe ky t’i hudhë bombat e tia “luftarake” edhe më të fuqishme se të Zaevit me “brate” (vëllain) Lube, që nuk e shkrepi asnjë fishek në Haraçinë, e sot erdhi koha t’i provojë para kamerave televizive tek “Makedonska Televizija”. “Bomba” politike, të cilat ditë më parë nuk i pëlcitën në emisionin debativ “Rruga drejtë” tek Muhamet Zeqiri (Muki), ku përballë e kishte “komandantin” e UÇK –së, Dr. Ymer Ismailin (?!).
Muaj më parë (Angellovi) në të njëjtin emision debativ (TV ALSAT) para kamerave televizive, paralajmëroi se: 2.000.000 euro janë paguar për Ushtri Paralele të UÇK -ës. Partitë politike, analistët politik dhe shqiptarët, paralajmërimin e tij e shtinë në veshin e tyre me lesh politik partiak. Ngjarje “terrosirte”, që ndodhi më vonë në “Lagjën e trimave” në Kumanovë. Sot, me të cilin kanë problem politik dhe gjygjësor.
Caku i sulmit të “bombave” të Zaevit: Selitë e partive politike maqedonase e shqiptare. Instuticionet e Shtetit të “përbashkët demokratik”. Shoqatat e “pavarura” joqeveritare. Shtëpitë e qytetarëve. Jeta private e qytetarëve. Aspak, nuk vjen në shprehje për qëllime të “hesapeve” politike për të ardhë në pushtet: “Afera e armëve”, “Shpallja e Iliridës” – Republikë. Ngjarjet e Bit – Pazarit. Ngjarjet e flamurit në Gostivar e Tetovë, “Brodeci”, Vrasja e Harun Aliut, Rasti “Monstra”, “Kumanova”…
“Bomba” politike, që sot Zaevi duhet t’i hudhë në “instikam” (Kuvend), në IRJ të Maqedonisë para syve të shqiptarëve dhe Botës, deputetëve të populliit të “vëllazërim-bashkimit” Neojugosllav! E, jo në rrugë para kemarave televizive. Nëse, mendon të jetojë ende në një shtet të “përbashkët” me shqiptarët.
Partizanët e tij ideologjik, votat e popullit i kanë fituar jo për t’i hudhur “bomba” politike tinëz pas shpine nga Qeveria e “vëllazërim-bashkimit”, por atje ku e kanë vendin: në Kuvend, në Shtetin e “përbashkët”. E, jo të marrin gjithë vitin paga mujore e honorare pa asnjë ditë pune: kohë kjo, kur populli shqiptar vdes edhe për bukën e gojës.
“Kurbani” i Edi Ramës dhe Erdoganit, ose siç i dalin sot zot “muslimanët” me çallma turku, kësula lecka e ferexhetë e zeza hedhur krahëve, mesdite në mes të Shkupit me të dy këmbët dhe trutë në legen: “Din e Iman”, alla “Ramizi” i sotshëm (Patrioti i vonuar K. M.) krahëpërkrahu me Boron e sotshëm (L. F. vëllazërim-bashkimit”), përfundoi në spitalin e Prishtinës. Nesër, me siguri edhe në Spitalin e Shkupit. Shkaku, se: “bombat” politike të Zaevit, pas disa tentativave dështuese para Qeverisë, Kuvendit, Universitetit, ende pa u hudhur në “bunker të armiqëve” shqiptar, u shpërtheu partizanëve të “vëllazërim-bashkimit” në dorë para kamerave televizive tek Shtëpia e Pazarxhinjëve në Çarshi duke përgaditur “liderë politik” neokomunistë, në mes të Bit – Pazarit. Shtetit Ri Jugosllav para kamerave televizive dhe syve të botës.
Shokët partizanë, le ta vazhdojnë luftën për Liri politike e fetare në Bit – Pazar të Shkupit me “besimtarët” e Zotit dhe Erdoganit ballë pët ballë, por jo edhe me Rilindasit Shqiptar: priftërinj e hoxhallarë. Përmëtepër, nuk duhet ta harrojnë Betejën e Katllanovës, jo larg Shkupit (1884), kur Shqiptarët me në krye Dervish Carën krah për krahu me Dervish Emin Çeliku – kaçakun e maleve, morën rrugën për t’i çliruar nga Perandoria osmane edhe Velesin, Prilepim dhe Manastirin (Bitolin).
E përsëris, ku me ditë përsëgjalli për të satën herë, atë Thënien Historike të Vaso Pashë Shkodranit: FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA. Vetëmse, nuk duhet ta harrojmë kurrë: në këtë shtet Shqiptar Ditën e Nesërme Historike, ende ka si dje edhe sot tek pragu i Shtëpisë: publicistë, gazetarë dhe shkrimtarë shqiptar, që i dalin zot edhe Sot mu si Dje me penë e Libër përballë armikut historik.
Fatkeqësisht, sot përkrahje politike i japin Zaevit shqiptarët, hudhin ndonjë “bombë”, jo vetëm në PDSH dhe BDI, mos them tek “Besa”, që moti e kanë hudhur pas shpine në “instikam” tek shqiptarët, po edhe në Bashkësinë e Fesë Islame. “Guerilët” neokomunistë t’i “përurojnë” gjoja idetë e Rilindasëve edhe në këtë anë të Mëmëdheut (Atdheut).
DoktorZiu i IRJ të Maqedonisë, ‘komandanti’ suprem si Kakademik i “vëllzërim-bashkimit” dhe shqiptarëve, i cili xhepat e setres i ka mbushur plot para e “bomba” politike komumiste të shokut Tito e neokomuniste të Zaevit, mos them edhe të Gruevskit, Menduh Thaçit e Ali Ahmetit me barut të lagur nga shoku Tito e Millosheviqi, antishqiptare. Kakademiku, që gjatë këtyre viteve të ndryshimeve “demokratike” i shëtiti gati të gjitha partitë politike komuniste e neokomuniste: LSDM, VMRO – DPMNE, PPD, PDSH e BDI. Boshko Buhat shqiptar (këlyshtë e tij me zgjebe), që i rrinë përkrahu edhe sot e kësaj dite me “lapsat” në bythë (jo në kokë) , e trutë në legen duke e dalldisir Don Kishotin e arratisur “shqiptaro- maqedonas”, duartrokisin: të lumtë “komandant”! Nxirre, edhe një “bombë” nga xhepi i setres hedhur krahëve komuniste jugosllave! Përuroje si politike, gjoja shqiptare edhe një Lëvizje të re politike shqiptare me “besë”, me “Din e Iman” nga Kabineti i Kiro Gligorovit.
Përçudi, “bombat” politike këtyre partizanëve “trima” u pëlcitën në dorë?! Krisma, që Menduh Thaçin (kryetarin e PDSH -ës) e shtinë t’u përgjigjet flakë më flakë nga instikami mes Tetove, rrëzë Sharrit Plak me “kallashnikov” shqiptar: Nuk janë “bomba” politike shqiptare, po janë petarka partizane të Zaevit. Boshko Buhos të sotshëm “maqedonaso-shqiptar”, i fshehur pas dëllinjave.
Punë tjetër, është edhe ajo, se: dy-tri bomba “kashikara”, moti kohë Menduh Thaçit ia kanë hudhur edhe në mes të Tetovës: Parti Politike Shqiptare, sot me dy-tri kreyetarë partiak. Asgjë, nuk është befasuese për Tetovën “heroike” me dy Universitete Shqiptare. E, xhepat mbushur plot intelektualë, shkrimtarë, analistë politik e komandantë lufte. Popullata e kësaj komune, siç duket gjithë jetën politike, atë komuniste dhe neokuminste e përmbyllë me dy-tri parti politike shqiptare. Institucione të Trashëgimisë Kulurore të Shqiptarëve, Shoqata joqeveritare të “pavarura” e Klube të shkrimtarëve shqiptar. Edhe, atë: vetëm gjatë partive Politike Shqiptare në “Pushtet” në rolin e argatit. Përçarjen e Faktorit Politik Shqiptar deri në palcë, arsimor e kulturor, siç duket e kanë në gjak.
Pyetja publike e imja si shkrimtar, sesa: politikanë, analistë dhe intelektualë të këtij qyteti heroik të Dervish Carës – Shkupit), janë në shërbim të Çështjes Kombëtare Shqiptare?! “Vojvoda”, nuk trembet me petarkat e neokomuniste të Zaevit, ose atyre “shqiptare” pas porte. Frikë i ka ato Shqiptare për oxhaku. Kaçakëve të malit.
Edhe, partitë politike maqedonase e shqiptare, “analistët” politik në mjetet e informacionit e pyesin sot veten: “Çfarë Qeverie i nevoitet IRJ të Maqedonisë për të dalë nga kriza politike? Opozita maqedonase ka dhënë propozimin për Qeveri kalimtare të “vëllazërim-bashkimit”. VMRO – DPMNE, ka hedhur çdo mundësi për Qeveri të tillë që kërkon opozita maqedonase, sot në pushtet. Mundësi lë për bashkangjitjen e disa subjekteve tjera politike, por vetëm me kushtin që kryeministër të jetë Nikolla Gruevski. Pse jo, shqiptar e ngrej sot Unë zërin?! Partneri shqiptar i koalicionit qeverisës BDI, kërkon përfshirje urgjente të ndërkombëtarëve për një proces kredibël dhe transparent në zbardhjen e aferës së përgjimeve (“Bombave” politike të Zaevit). Kërkesën për Qeveri kalimatre, BDI e vlerëson se, ende nuk është koha për një hap të tillë, pa u vendosur dialogu i mirëfilltë mes partive politike dhe ende pa u angazhuar komuniteti ndërkombëtar si ndërmjetsues në këtë proces politik.
PDSH ditëve të fundit u përfshi në debate rreth përfshirjes së saj në qeverinë aktuale të VMRO-DPMNE dhe BDI -së. Sot, edhe me LSDM -ën. Por, lidhur me këtë çështje dolën shumë kontradikta dhe se kryetari i kësaj partie politike shqiptare në një takim me gazetarët ka theksuar se nuk është duke biseduar për hyrje në Qeveri, por është duke biseduar rreth kërkesave reale të shqiptarëve me partinë e Gruevskit dhe Zaevit. Thaçi ka thënë se, bisedohet për të arritur një marrëveshje rreth debllokimit të procesit integrues, por se, nuk është arritur deri te pika për hyrje në Qeveri apo ndarje të posteve ministrore apo drejtorive të kanalizive.
Përveç këtyre zërave të përditshëm, gazetarë dhe publicistë maqedonas e shqiptarë “antiqeveritarë: e qeveritarë, kanë dalur me disa propozime duke nxjerrur edhe emra kryeministrash, ministrash e akademikëve. Në mesin e tyre përmenden edhe emra të publicistëve e diplomatëve, por edhe partizanëve shqiptarë të “vëllazërim-bashkimit” si: Abdulmenaf Bexheti, Arsim Zekolli, Izet Zeqiri. Përçudi, mungon Kim Mehmeti.
Për ish-kryetarin veteran të Parlamentit Stojan Andov, kusht i parë për formimin e Qeverisë kalimtare është dorëheqja e Gruevskit, i cili për momentin as që ka ndërmend të merr një hap të tillë, thotë Andov. Mbetet vetëm një mundësi që ai të shkarkohet nga parlamenti i “vëllazërim – bashkimit”, por edhe këtu ka problem real, sepse partia e tij VMRO-DPMNE, ka 62 deputetë që do të thotë se ka shumicën e duhur për të mos u votuar kundër qeverisë, shprehet Andov me kokën në LSDM e palarenë në VMRO-DPMNE. Edhe pse, moti kohë nga posti i kryeministrit Gruevski ka dhënë dorëheqje.
Unë kam një propozim tjetër, anti Gruevski, Zaev, Thaçi, Ali Ahmeti e Andov. Edhe pjellat e tyre me “besë” e pa besë: Gjithë këto politikanë komunistë dhe neokoumistë duhet përzënë me shqelma nga skena politike! IRJ të Maqedonisë i duhet një Gjak i Ri shqiptaro – “maqedonas”!
Përfaqësuesit ndërkombëtar, nuk i kanë komentuar këto propozime rreth daljes nga kriza politike, por ato vazhdojnë të insistojnë në dialogun politik dhe gjetjen e një marrëveshje midis faktorëve politik në Ish Repubikën Jugosllave të Maqedonisë. Hë për hë me ardhjem e tij në pushtet, dalje nga “Bombat” politike të Zaevit para kamerave televizive, ende deri më sot nuk ka rënë “dëshmor” asnjë politikan: kryeministër, ministër, deputet, ose drejtor i institucioneve të Shtetit “përbashkët”.
Përjashtim këtu bënë deri më sot, vetëm një haxhi nga Tetova, i cili publikisht tha para mjeteve të informacionit: Nëse, Kallashi bëhet gruaja ime besnike edhe përetej varri, unë do ta mbulojë këmbekokë me franga ari.
Dhashtë Zoti, IRJ e Maqedonisë nuk është Kallashi. “Shpëtimi” i vetëm për Ish Republikën Jugosllave në këtë kaos politik ballkanik, mes “bombave politike” të Kallashit me franga ari të Haxhiut Tetovës. Qeverisë kalimtare (“Shtëpia publike”), në të cilën nuk do të ketë vend më për manipuluesë, kontrabanduesë dhe politikanë të korruptuar, parashikon autori i këtij shkrimi.
Shqiptarët, nuk duhet t’u tremben “bombave” politike të Zaevit (“Shpëtimtarit”), por “bombave politike” të Kallashit që i hudhë kur t’i teket në lokalet e Natës, pasmesnate edhe sot e kësaj dite nga “instikamet” para kamerave televizive, në Prishtinë.
Dhe, eksplodojnë, pasmesnate në Tetovë, Kumanovë e Shkup…