Maqedonia shpalli listën për ndeshjen e parë eliminatore të “Rusia 2018”, kundër Shqipërisë, e cila do të luhet më 5 shtator në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Trajneri Igor Angelovski ka ftuar 18 futbollistë për këtë “derbi” fqinjësh, që pritet të jetë i nxehtë. Në listën e publikuar sot gjenden edhe 5 lojtarë shqiptarë.
Kështu, pas dy vitesh mungesë, kthehet në kombëtaren maqedonase edhe Besart Ibraimi.
Përvec tij, edhe Leonard Zhuta, Ferhat Hasani, Agim Ibraimi dhe Egzian Alioski janë të thirrur.