Disa prej banorëve të Hasanbegut janë të revoltuar për shkak të pengesave që po krijohen për marrjen e dëmshpërblimeve të para nga shteti, raporton SHENJA.
Në listat e vendosura shumë qytetarë nuk mund t’i gjejnë emrat e tyre. Thonë se edhe shuma që u duhet dhënë fillimisht është e vogël.
”Po, po jam në listë, shuma nuk është e mjaftueshme sepse dëmet janë të mëdha”, tha një banor.
Sipas banorëve, listat janë të komplikuara dhe asgjë nuk është e qartë, e në ndërkohë hapësira e vogël dhe maltretimi i tyre vazhdon çdo ditë, disa prej tyre nuk figurojnë askund.
”Jo, jo nuk jam, jam lajmëruar në bankë por s’jam askund , 500 euro nuk na dalin me hëngër darkë e jo për diçka tjetër a e di çfarë dëme kemi në krejt shtëpia ka shku”, tha një banor.
”Jo qysh me e gjet veten kështu në tollovi . Është dashur secila rrugë me u shkrujt , s’ka kërkun hiq. Edhe mjetet s’janë të mjaftueshme aspak”, u shpreh një banor.
Ajo që është shqetësuese edhe më është ndihma e ndaluar nga të gjitha institucionet për këta banorë, 18 ditë pas 6 gushtit hasanbegasit mbeten me duar në xhepa dhe pa as një mjet investimi për ekzistencën.