Pas tërmetit, Italia në panik nga një fatkeqësi tjetër natyrore edhe më vdekjeprurëse

Tërmeti që tronditi dje Italinë qendrore, e ka zhytur vendin në kaos duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës.

Ekipet e shpëtimit janë angazhuar deri në maksimum për të shpëtuar të mbijetuar të tjerë mes rrënojave.

Por, tashmë ekziston frika se tërmeti i fuqishëm mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi natyrore edhe më vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja.

Vetëm 65 milje larg nga Perugjia në kryeqytetin italian të Romës, një vullkan i fjetur i quajtur “Colli Albani” po kërcënon për tu aktivizuar pas 36.000 vjetësh të pasivitetit.

I vendosur vetëm 19 milje nga Roma, studiuesit thonë se vullkani është potencialisht më shpërthyes se ai malit të Vezuvit.

Shkencëtarët mendojnë se vullkani përbindësh ishte “zhdukur” pa shpërthyer ndonjëherë në historinë njerëzore.

Sipas medieve të huaja, “Colli Albani” është i vendosur rreth 200 kilometra larg nga zona e tërmetit, që do të thotë se është mjaft afër për ta bërë atë të shpërthejë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu