Zyrtarisht: Menduh Thaçi ekonomikisht kushton 537.816 euro

Kryetari i PDSH këtë pasuri e ka të ndarë në disa elemente, duke numëruar këtu, shtëpitë, veturat dhe kartelat e kursimit. Vlen të theksohet se në vitin 2012, Thaçi ka marrë një kredi prej 4.612.500 denarë që në euro kap vlerën: 75.000 euro. Këtë kredit i pari i PDSH-së duhet ta kthejë deri në vitin 2022.

Më poshtë gjendet edhe detajisht pasuria e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi:
Shtëpi me kopsht me gjithësejt 1.186 metër katrorë. Këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 13.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 211.382 euro. Këtë pasuri, Thaçi e ka trashëguar nga prindërit.

Shtëpi me kopsht dhe me objekt afarist me gjithësejt 455 metër katrorë. Edhe këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 4.575.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 74.390 euro. Këtë shtëpi Thaçi e ka blerë.

Veturë BMW e vitit 1996 që kap vlerën e 3.075.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.

Veturë Peugeot e vitit 2005 që kap vlerën 430.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 7.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.

Ka dhënë borxh prej 22.300 euro apo në kundërvlerë me denarë: 1.371.450 denarë. Për paratë e borxhit, Thaçi nuk e ka deklaruar prejardhjen.

Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 1.463.198 denarë apo në kundërvlerë me euro: 23.791 euro.

Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 98.984 euro apo në kundërvlerë me denarë: 6.087.516 denarë.

Ka kartelë kursimi prej 3.134.416 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.966 euro.

Kryetari i PDSH-së ka edhe një kredit që duhet ta kthejë deri në vitin 2022 i cili është ngritur në vitin 2012. Vlera e kreditit të huazuar nga Thaçi është 4.612.500 denarë apo me euro: 75.000 euro.

Gjithashtu Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë me publikimin e pasurive të zyrtarëve nga të gjithë partitë. I ardhshëm është kryetari i Komunës së Strugës dhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu