Popovski: Maqedonia i mbështet institucionet turke të zgjedhura në mënyrë demokratike

Maqedonia i mbështet institucionet turke të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojë me qeverinë në Ankara në drejtim të ndihmës për arritjen e qëllimeve të tyre. Kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm i Maqedonisë,Nikolla Poposki në lidhje me vizitën e sotme të Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov në Turqi, transmeton Zhurnal.mk

I pyetur për vendimin e qeverisë për kërkesën e Turqisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në Maqedoni që kanë lidhje me Fethullah Gülen, Poposki shtoi se ky bashkëpunim do të ndodhë në kuadër të legjislacionit dhe të interesave të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu