Tifozët shqiptarë të Shkëndijës thyejnë rekordin e arenës “Adem Jashari”

Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Gentit nuk përfundoi ashtu si kishin pritë tifozët shqiptarë pasiqë ekeipi KUQ E ZI nga Tetova pësoi humbje të thellë prej 0:4, mirëpo kjo ndeshje do të mbahet mend për numrin e madh të tifozëve.
Sipas burimeve jozyrtare, mbrëmë ndeshjen Shkëndija-Gent e kan ndjekur mbi 29.000 shikues dhe kjo paraqet rekord për stadiumin në Shkup që pas renovimit.
Ndeshja e mbrëmshme edhe një herë tregoi se Shkëndija është klubi bindshëm më i ndjekur në Maqedoni por edhe më gjërë.

Kapaciteti i plotë i stadiumit është 33.460 vende, kurse ne tribunën jugore si pasojë e mungesës së vendeve, kishte qindra tifoz të ulur edhe në shkallët e stadiumit. /tetova1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu