Ligji për reklamat e Qeverisë është tërhequr nga procedura kuvendore, njoftoi deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev, transmeton Zhurnal.
“Grupi parlamentar i LSDM-së në Kuvend ndaloi edhe një çmenduri të VMRO-DPMNE-së. Ligji për reklamat e qeverisë me të cilat pushteti donte ta vulosë korrupsionin e mediumeve me para të shtetit është tërhequr duke ju falënderuar reagimit të ashpër të opozitës”, deklaroi ai.
Për këtë reagoi VMRO-DPMNE duke vlerësuar se “LSDM është armik i mediumeve dhe nuk do rregullim të reklamave të qeverisë sipas modelit evropian”./zhurnal