Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga 1 shtatori në zyrat e MPB-së në Strugë do funksionojë edhe shërbimi: “urgjenca regjionale”. Sipas tij tanimë struganët nuk duhet të udhëtojnë deri në Shkup për marrjen e pasaportave me urgjencë, pasi që këtë shërbim tani më do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë në qytetin e tyre.
Më poshtë e keni postimin e plotë të zv.Ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu
STRUGANËT NUK DUHET TË UDHËTOJNË MË DERI NË SHKUP PËR PASAPORTAT ME URGJENCË!
Nga 1 shtatori në zyrat e MPB-së në Strugë do të funksionojë shërbimi “urgjenca regjionale”!
Marrja e pasaportave me urgjencë nuk do të bëhet vetëm në Shkup, por edhe në Strugë. Nuk duhet të udhëtohet më nga Struga deri në Shkup për pasaportat me urgjencë, por ky shërbim do të ofrohet në zyrat e MPB-së në Strugë! MPB- ja duhet të ndryshohet në detaje! Qytetarët meritojnë edhe më shumë! Ne jemi për qytetarët!
Ndryshe, ky shërbim javë më parë i’u mundësua edhe qytetarëve të Dibrës.