Gjykata Administrative e Francës ka pezulluar vendimin për ndalimin e burkës në disa qytete në plazhet publike.
Vendimi thotë se ndalimi është i paligjshëm dhe se shkel lirite themelore, të besimit. Ky vendim u bë publik sot përpara shpalljes zurtare.
Një avokat jashtë gjykatës tha se personat që ishin gjobitur mund të pretendojnë kthimin e parave.
Ndalimi i burkës i ka ndezur debat të ashpër në Francë dhe në mbarë botën.
Komuniteti mysliman ka deklaruar se me ndalimin e burkes ata ishin vënë në shënjestër padrejtësisht. /Oranews