Kris në Turqi, dy ushtarë të vrarë

Dy ushtarë u vranë sot pas shpërthimit të një bombe artizanale në juglindje të Turqisë, raportoi Anadoly.

Shpërthimi u regjistrua gjatë kalimit të një automjeti ushtarak në provincën Batman, për të cilin sulm u bë përgjegjës Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Juglindja e Turqisë vijon të mbetet nën kërcënimin e akteve të dhunshme thuajse të përditshme që prej rinisjes së luftimeve mes PKK-së dhe Ankarasë pas ndërprerjes në verën e 2015 të një armëpushimi të brishtë për t’i dhënë fund konfliktit ku u regjistruan më shumë se 40.000 të vdekur që nga viti 1984.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu