Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Portalin InfoShqip theksoi se ligji për dygjuhësi po përpdoret nga koalicioni qeveritarë si mjet i kënaqjes së votuesve në mungesë të rezultateve. Ai tha se do ta mbështesin këtë ligj përderisa është nën korinizat të marrëveshjes së Ohrit dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Në intervistën e tij Dimovski gjithashtu për InfoShqip tha se partia e tij ka lejuar që të etiketohen si “djajtë e zinj” në mesin e komunitetit shqiptarë.
Në vazhdim ju mund ta lexoni intervistën e plotë e realizuar me deputetin e VMRO-DPMNE.
InfoShqip: Ligji për dygjuhësinë ka kaluar në Qeveri dhe pritet së shpejti të vihet edhe në rend të ditës në Kuvend, cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së në lidhje me këtë çështje? A do ta mbështesni këtë ligj?
Dimovski – “Këtë ligj e kemi pranuar para disa ditëve dhe ende nuk e kemi analizuar dhe ende nuk ka informacione nga zotëri Talat Xhaferi se kur do të vijë ky ligj në rend të ditës dhe a do të vijë para zgjedhjeve lokale. E para që dua të them është që këtë ligj BDI dhe LSDM po e përdorin për arsye politike para zgjedhjeve lokale. E sjellin këtë ligj për interesa politike meqë nuk kanë ç’farë tu ofrojnë qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë, të cilët në përditësinë e tyre i kanë problemet e njejta, si maqedonët, si turqit si vllehët, si romët. Edhe shqiptarët kanë probleme esenciale dhe vështirë gjejnë vende pune, jetojnë më së shumti ndoshta nga të gjitha kombet tjera në deficit infrastrukturor. Në aspektin infrastrukturorë nuk kanë asnjë lloj zgjidhje. Jetojnë në komuna që udhëhiqen nga BDI apo LSDM. Mund që çdo qytetarë në Maqedoni të pyetet se çka ka bërë kryetari komunës në aspektin e rrugës, infrastrukturës dhe njejtë mund të pyetet se ç’farë ka bërë kryetari i komunës së Kumanovës, që është nga radhët e LSDM-së, për asfaltim të rrugëve dhe infrastrukturë në përgjithsi. Duke mos pasur platforma konkrete, duke mos pasur rrezultate të kënaqëshme, këto dy parti merren me politikë boshe dhe ngrisin tema të këtilla për shkak të zgjedhjeve lokale. Unë disa herë kam thënë dhe e përsërisim pa asnjë problem, që çdo zgjidhje që do të lëvizë brenda kufijve të kornizës së Ohrit dhe në bazë të kushtetutës së RM-së, për ne nuk është aspak problematike, përkundrazi duhet të gjejmë zgjidhje jo vetëm për shqiptarët por edhe për grupet tjera etnike më të vogla, të ndjehen më të integruar në shoqëri në Maqedoni, por edhe ky integrim të donë të thotë bashkëpunim më të mirë në mes etnive që jetojnë në Maqedoni.”
InfoShqip: A e llogarisin shqiptarët Maqedoninë si vendin e tyre dhe nëse jo ku qëndron arsyeja?
Dimovski – “Unë jam i vetëdijshëm se shqiptarët e kanë trashiguar një ndjenjë të qenurit të përjashtuar nga shteti. Kjo për shkak se së pari, në periudhën e jetimit në Jugosllavi por edhe në periudhën e tranzacionit, kur shqiptarët nuk ishin pjesë e privatizimit, kur shqiptarët nuk ishin pjesë e administratës, kur shqiptarët nuk ishin të punësuar në ndërmarrjet shtetrore dhe publike, dhe këtë shteti duhet ta ketë parasysh si përgjegjësi. Por, duhet të zgjidhen problemet konkrete paraprakisht, duhet të sigurohet një ardhmëri më e mirë për të rinjtë këtu në Maqedoni dhe jo në Zvicër, Gjermani apo Australi. Për këtë arsye ne do të jemi të kujdesshëm por do të vazhdojmë politikën e ofrimit të zgjidhjeve konkrete sepse unë me krenari disa herë kam thënë dhe po e përsërisë, se më së shumti projekte edhe për shqiptarët në Maqedoni, projekte konkrete në aspektin e ndërtimit të shkollave, rrugëve, sistemeve të ujit, kanalizimit, vende të punës, fabrika të reja, ka bërë VMRO-DPMNE. Problemi jonë është se lejuam të futemi në kampanjë negative, lejuam të na ngjyrosin si “djajë të zi” dhe me këtë mënyrë shqitparët të drejtohen të votojnë për parti që janë kundër VMRO-DPMNE. Ky është lëshimi ynë, ne nuk arritëm të prekim deri te shqipëtarët e rëndomtë, të bisedojmë të tregojmë se ç’farë kemi bërë, të tregojmë se çfarë mendimesh kemi, ç’farë persona jemi, por mundohemi që në këtë periudhë këtë ta tejkalojmë dhe të përmirësohemi.”
InfoShqip: A do të keni në kuadër të partisë tuaj shqiptarë të integruar në poste të cakutara partiake?
Dimovski – “Po mundohemi në këtë drejtim, por janë raste të caktuara. Në parti tani në trupat më të lartë të partisë kemi arritur të integrojmë pjesëtarë të komunitetit turk, të komunitetit boshnjak, romë, vllah, serb, të gjitha etnive më të vogla dhe tendeca jonë është që të hapemi sepse siç thash, projektet konkrete në këtë shtet i bën VMRO-DPMNE, politikën boshe e bën LSDM dhe BDI si parti politike.”
InfoShqip: A mendoni se duhet të ketë dygjuhësi në Maqedoni?
Dimovski – “Nuk mendoj se aty ku nuk ka nevojë të jetë shqipja zyrtare, p.sh nuk ka nevojë që në Pehçevë të ketë gjuhë zyrtare shqipe. Sa i përket institucioneve shetrore, thashë gjithçka që është në korniza të marrëveshjes së Ohrit dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, është e pranueshme.”
*Shënim: Intervista me deputetin e VMRO-DPMNE është realizuar nga gazetari Bajram Memeti.