Dy shtetas italianë kanë marrë me qira një automjet në Vlorë, për të shëtitur përgjatë vijës bregdetare në jug, por janë gjendur përballë një situate të frikshme. Automjeti tip “Toyota” , me targë AA 662, që ishte marrë me qira nga italianët, ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në aksin Himarë-Borsh, duke u djegur tërësisht.
Fatmirësisht shtetasit italianë nuk janë lënduar, pasi kanë dalë në kohë nga makina, sapo kanë parë që diçka nuk shkonte. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në automjet. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme procedurale. /BW