Në një rrugë periferike, në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është fotografuar Jimmy Cox që kishte futur kokën dhe gjysmën e trupit në ujë të ndotur.
Punonjësi i Komunës kishte ndërmarrë këtë veprim që të rregullonte një tub uji që ishte plasaritur dhe nxirrte ujë.
Madje, mësohet se 23-vjeçari ka qenë jashtë orarit të punës, por nuk ka hezituar që të ndihmojë një grua të cilës uji i kishte pushtuar shtëpinë.
“Jepjani këtij njeriu çmimin për punëtorin e vitit”, ishte një nga komentet e shumta që janë lënë për foton më sipër. /InfoShqip.com