Bastri Bajrami: Ja kush i fshiu 30 mijë votuesit shqiptarë

Anëtari i Këshillit Opozitar, Bastri Bajrami përmes një statusi në rrjetin social FB i ka komentuar zhvillimet e fundit politik, e sidomos fshrijen e 30 mijë shqiptarëve nga lista zgjedhore (që për rastësi ose jo është sa numri i protestuesve nga protestat e organizuara prej Këshilli Opozitar më 9 Maj në Shkup).

“Fshirja e 30 mijë shqiptarëve nga Lista zgjedhore pa dyshim se është marrëveshje Gruevski-Zaev, sepse ndryshe s’ka kuptim e gjithë kjo tendencë e LSDM-së kundrejt Zonës 1, 2 dhe 6, si dhe “toleranca” e VMRO-së kur bëhet fjalë për dëmin ndaj shqiptarëve. Të përkujtojmë se deri para një muaji, LSDM pretendonte për 500.000, pastaj 250.000 dhe 150.000 votues fiktiv, që më pas me u pajtu me 39.000 vota të kontestuara, nga të cilat rreth 30.000 shqiptarë.
Dhe, asnjë votues i Pustecit nuk u prek, sepse të njëjtit do të duhen sërish në Kërçovë dhe Strugë. Dhe jo më larg se n’mot, kur ne këto vota të Pustecit do synohet marrja e dy komunave tashmë shqiptare! Dhe, derisa LSDM dhe VMRO do të mbrojnë çdo votë maqedonase, çfarëdo partie qoftë ajo, shqiptarët do humbin tre deputet (Zona 1, 2 dhe 6) në zgjedhjet e parakohshme që flitet të mbahen sivjet. Dhe kur u plotësua një pikë e marrëveshjes Gruevski-Zaev për Listën, tash pika e radhës është emërimi i një anëtari shqiptar në Komisionin e mediave, ku sërish, maqedonasit duhet të vendosin për shqiptarin – anëtar të pestë të këtij Komisioni. BDI sërish anash, thotë se shqiptarët s’kanë probleme. Dhe marrëveshja Gruevski-Zaev vazhdon. Vazhdon dhe Marrëveshja e Përzhinos.
Rroftë MARRËVESHJA“, – thekson Bastri Bajrami.

shqip

shq


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu