Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka thënë se partia që drejton ai nuk do të bashkëpunon me persona të inkriminuar. Ky qëndrim sipas tij nuk është vetëm karshi VMRO-DPMNE-së, por karshi gjithë partive që kanë persona të inkriminuar.
Kasami tha se BESA do të ketë kandidatin e saj në Strugë, për të cilin Kasami tha se është një kandidat serioz për të fituar Strugën.
I pyetur se përse ai si kryetar i BESËS të garojë për një komunë, Kasami tha se ai ka qenë i pari edhe në bisedat me Zoran Zaevin që ka kërkuar të jetë zv/kryeministër dhe të merret me punë dhe nevojat e qytetarëve.
“Edhe tani nuk hezitova të merrem me nevojat e bashkëqytetarëve të mi. Më pak është e rëndësishme e ardhmja politike e Kasamit se sa e ardhmja e qytetarëve.”, deklaroi Kasami.
Ai tha se për katër vite Tetovën do të shndërroj në një qytet ku jo vetëm studentët por të gjithë qytetarët do të ndjehen krenarë se përse jetojnë në atë komunë.