Kasami: Në Gostivar futemi në raundin e dytë, shpresojmë në fitore në raundin e parë në Çair

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami tha se përvoja e Asaf Ademit dhe bartësi i Listës Arafat Shabani për të cilin tha se ka vlerësim maksimal, bën që BESA të jetë kandidate serioze për tu futur në balotazh në Gostivar. “Vlerësoj se oferta jonë për Gostivarin do ta bëjnë që BESA të bëhet si fituese në balotazh”, tha Kasami.

Ai tha se do të kishte dashur që në balotazh të ballafaqohet me Nevzat Bejtën, por se megjithatë si duket ne balotazh, sipas tij BESA do të ballafaqohet me Arben Taravarin.

Duke folur për Çairin, Kasami tha se BESA është në garë që të fitojë që në raundin e parë, por do të shihen lëvizjes e partive politike maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE të cilat sipas tij, duket se do të përkrahin kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu “BDI është një parti e cila është dëshmuar se është servile karshi maqedonasve.

Ata (VMRO-LSDM) do të kishin dashur të kenë një kandidatë dhe parti që do të punonte për maqedonasit dhe jo për shqiptarët”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Sa i përket Dibrës, Kasami tha se kandidati i tyre Xhemail Çupi, është kandidat serioz për raundin e dytë dhe ka gjasa për të fituar Dibrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu