Ju nevojiten:
▪ 6 kg kumbulla
▪ 2 kg sheqer
▪ 1 degëz lule blete apo sherbele
Përgatitja:
Sheqerin hidheni sipër kumbullave dhe të gjitha vendosni në pllakë shporeti.
Lëreni që xhemi të zihet mirë, ndërkaq rregullisht përzieni që të mos ngjiten në fundin e tenxheres.
Derisa xhemi zien ngadalë shtoni ose degëzën e lule bletës apo të sherbeles në mënyrë që të marrë notën e pazakonshme të erëzave bimore.
Në fund të zierjes nxirrni degëzat nga xhemi.
Kur të mbetet gjurma e lugës në fundin e tenxheres, do të thotë që xhemi është gati.
Kavanozat lani mirë dhe pastaj futni në furrë dhe nxehni. Në kavanozat e nxehur hidheni xhemin e nxehtë./infoshqip.com