Lubco Gjeogrievski: Zgjedhjet të mos mbahen me 11 dhjetor pa u shndërruar Maqedonia në një njësi zgjedhore

Ish kryeministri i Maqedonisë, Lupco Gjeorgjievski në profilin e tij në Facebook kërkon që edhe kësaj here të anulohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe të mos organizohen ato pa u shndërruar Maqedonia në një njësi zgjedhore, transmeton TetovaSot.

“Zgjedhjet për në dhjetor nesër duhet anuluar dhe ri caktuar së bashku me zgjedhjet lokale në muajin mars.

Arsyet për këtë janë:

Që gjithçka teknikisht të jetë në rregull formimi i qeverisë së re duhet përshtatur me zgjedhjet lokale. D.m.th. para shtesë, zënka dhe tetë muaj vazhdimisht në zgjedhje.

Para zgjedhjeve të reja parlamentare, qytetarët duhet ta dinë përmes përfundimit juridik se kush ka përgjuar në Maqedoni. Kush e ka bllokuar vendin tonë dy vite. Përgjigja e kësaj pyetje është e domosdoshme para votimit të ri.

Qeveria duhet që t`i harxhoje pesëqind milion euro kredi me të cilat do të blihen grupet e interesit dhe qytetarët. Së paku pak terreni të jetë i drejtë.

Ligji për zgjedhje të ndryshohet. Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore pa kufi zgjedhor.”, deklaroi Lubco Gjeogrievski./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu