Zaev nënçmon shqiptarët, u kërkon votat por nuk lodhet të vendos as një flamur shqiptar në tubim (FOTO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot qëndroi në fshatrat shqiptare të Srajit si në Kopanicë, Rahçe dhe Sfillare. Siç shihet pas kryeministrit qëndron vetëm flamuri maqedonas dhe ai i LSDM-së edhe pse fshatrat janë shqiptarë nuk shihet flamuri kombëtarë.

Shumë njohës të çështjeve politike tashmë disa herë kanë kritikuar përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar komune në komunat me shumicë shqiptare. Sipas tyre LSDM po zgjedh kandidat të dobēt, sa për sy e faqe, sa për të “thithur” votat e shqiptarëve. E kjo llogaritet si nënqmim i votuesve shqipfolës. Rast që po merret si shembull është ai me komunën e Haraçinës, ku kandidatja është kritikuar mjaftë shumeë për papjekurinë e saj dhe mospërgaditjen.

Edhe më parë kemi parë raste ku në komuna shqiptare ose të peërziera, ka pasur flamuj shqiptar, por si duket, kryeministri i Maqedonisë, edhe pse thirret gjithmonë neë bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe maqedonasëve, nuk ka dëshiruar që në prapavinë e fotove të tij të duken flamuj shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu