Kryparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski vazhdon ta injoroj gjuhën shqipe, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase.
Agjencia e lajmeve INA, ka kohë që i injoron aktivitetet e kryeparlamentarit, i cili nuk e duron gjuhën shqipe. Në përgjithësi kreu shtetëror në Maqedoni nuk respekton gjuhën të cilën e flet 1/3 popullsisë shqiptare në Maqedoni.