Ruhan Iljazi nga PDSH tha se ata janë të bindur se do të shkojnë në raundin e dytë, por nëse nuk shkojnë ata paraprakisht do të studiojnë plan-programet e kundër-kandidatëve.
Amir Elezi tha se duke pasur parasysh realitetin politik të komunës së Tearcës tha se do të jetë imperativ dhe nevojë e gjithë qytetarëve përkrahja e kandidaturave tjera përveç kryetarit aktual.
“Këtë e them me shumë bindje se pakënaqësia është shumë e madhe edhe ndërmjet subjektit të BDI-së dhe ka brenda tyre të pakënaqshëm.”, tha Elezi.
Ndërkaq Nevzat Veliu nga Aleanca për shqiptarët tha se nëse nuk shkojnë në balotazh është shumë normale që qytetarëve tu japin lirinë se për kë do të votojnë. /SHENJA/