Kontrata e Visar Ganiut për Arsimin (FOTO)

Rikonstruktimi i katër çerdheve e kopshteve, ndërtimi i dy objekteve të reja, rikonstruktimi i dhjetë shkollave fillore, si edhe ndërtimi i një palestre dhe biblioteke në shkollat e mesme janë disa prej projekteve që përmban Strategjia për zhvillimin e Çairit – Kontrata 2017-2021që kandidati për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, do të realizojë në sferën e arsimit gjatë mandatit katërvjeçar.

Në megaprojektin që përbëhet nga gjithsej 11 shtylla kryesore, Arsimi, që përfshin çerdhet, kopshtet e shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm, zë një vend të posaçëm në listën e prioritete për kandidatin Ganiu.

Sigurimi i kushteve optimale për mbarëvajtjen e procesit edukativo- arsimor konsiderohet në këtë kontratë si një domosdoshmëri për edukimin e gjeneratave të reja që janë shtylla e shoqërisë.

Në kapitullin për Arsimin (me një buxhet mbi 670 milionë denarë) planifikohet jo vetëm rikonstruktimi i objekteve ekzistuese, shkolla, çerdhe dhe kopshte, por edhe zgjerimet e disa prej tyre dhe kompletimi me bibliotekë, palestra, hortikulturë, si edhe ndërtimi i shkollave, çerdheve dhe kopshteve të rejave.

Çerdhet dhe kopshtet që do të rikonstruktohen (buxheti mbi 292 milionë denarë) janë “Borëbardha 1-Xhuxhët, Borëbardha 2 – Fjolla, Fidani 1-Amë, Fidani 4 – Vesa, ndërsa për të plotësuar nevojat e popullsisë do të ndërtohen edhe dy objekte të reja. Kopshti Fidani 4- Bambi,si edhe një kopsht në rrugën Serrava. Intervenimet kanë të bëjnë me rikonstruktimin e fasadave, veshja e tyre me materiale termoizoluese për të rritur efikasitetin energjetik, rregullimi i oborreve dhe kangjellat rrethuese, arredimin hortikulturor, rrugicat për këmbësorë, por edhe rritja e numrit të paraleleve në disa prej tyre.

Mbarëvajtja e procesit arsimor të ciklit të ulët (buxheti mbi 314 milionë denarë) do të përmirësohet me intervenimet për rikonstruktimin e dhjetë shkollave fillore. Ato janë: Tefejuz, Vasil Gllavinov, Ismail Qemali, 7 Marsi, Imri Elezi, Jashar Bej, Kongresi i Manastirit dhe Idnina. Punimet rikonstruktuese po ashtu përfshijnë rregullimin e fasadave dhe veshjen e tyre me matearile termoizoluese, ndërtimin e rekuizitave sportive në oborre, kangjellat rrethuese, arredimin hortikulturore, rrugicat për këmbësorë e të tjera.

Sipas buxhetit të parashikuar në shkollat Ismail Qemali dhe Jashar Bej investimet do të jenë më të mëdha sesa në të tjerat, ndërsa në dy shkolla të tjera, si Kongresi i Manastirit dhe Imri Elezi që janë të kompletuara do të intervenohet vetëm në aspektin hortikulturor.

Sa i takon projekteve në arsimin e mesëm (buxheti mbi 67 milionë denarë), ndërtimi i një sallë leximi me bibliotekë dhe i një salle sportive janë disa prej intervenimeve që do të bëhen në shkollën mesme Cvetan Dimov. Pjesa më e madhe e investimit i dedikohet ndërtimit të një biblioteke dhe salle leximi, si edhe të një palestre. Arredimi hortikulturor i ambienteve të jashtme është po ashtu pjesë e intervenimeve në këtë shkollë.

“Edukimi i gjeneratave të ardhshme është shtylla e një shoqërie. Sigurimi i kushteve cilësore për mirëmbajtjen e mësimit dhe edukimit të gjeneratave të reja kontribuon drejt një arsimi më cilësor”, shkruhet në Kontratë, në kapitullin për arsimin.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu