Keni parë ndonjë parregullsi zgjedhore? Ja ku duhet ta paraqisni

Një komision i përkohshëm për përcjelljen e procesit zgjedhor në kuadër të Prokurorisë Publike Themelore do të përcjellë procesin zgjedhor dhe do të reagojë ndaj parregullsive.

Xhelal Bajrami, kryetari i këtij komisioni theksoi se qytetarët që shohin, apo ndëgjojnë për parregullsi zgjedhore, të njëjtat mund ti paraqesin në mënyrë elektronike në email adresën: [email protected], në gjuhën shqipe ose maqedonase, njofton InfoShqip.

Siç njoftoi Bajrami, ky komision në zgjedhjet e kaluara ka pranuar 74 paraqitje dhe ndaj 4 prej tyre ka caktuar dënim me kusht, ndërsa në një rast ka caktuar dënim me heqje lirie prej 2 vjet e 2 muajsh./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu