Një person i vdekur gjatë nje aksidenti

Dje në mëngjes në orën 06.15 në MPB është denoncuar se në rrugën rajonale Prilep-Makedonski Brod, automjeti i tipit “audi A4” me targa të Prilepit ka devijuar nga korsia dhe është ndalur në kanalin me ujë.

Nga hetimi i kryer dhe biseda e kryer me bashkudhëtarin Zh.J.(51) nga Prilepi, i cili është dërguar dhe mbajtur me lëndime të rënda trupore në Spitalin e përgjithshëm në Prilep, është vërtetuar se fatkeqësia ka ndodhur më 29 gusht ndërmjet orës 21.00 dhe 22.00, ndërsa automjetin e kishte drejtuar tani më i ndjeri D.N.(34) nga Prilepi.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i SP Prilep.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu