Që nga 6 gushti kanë vazhduar pothuajse pa ndërprerje kërkimet e familjarëve, ushtrisë dhe banorëve të shumtë për Elif Fejzullahun, foshnjës 16 muajsh e cila u zhduk në përmbytjet
tragjike rreth një muaj më parë. Ndërsa familjarët nuk kanë humbur shpresat për gjetjen e vogëlushes, babai i së cilës gjithashtu ishte viktimë e përmbytjeve, ministri i Brendshëm
Mitko Çavkov ka thënë se gjasat për gjetjen e trupit të saj janë shumë të vogla. Në kërkim të EliÞt, ishin organizuar institucionet bashkë me banorët, ndërsa familjarët disa herë kishin
apeluar për më shumë ndihmë. “Po, po kërkohet ende por duhet të themi se kërkimet bëhen në rrethana të vështira, nga që e dini se si ishin rrethanat që nga Þllimi. Nuk heqim dorë nga kërkimi, mirëpo sa më shumë po kalon koha, aq më tepër po zvogëlohen shanset për gjetjen e foshnjës”, deklaroi Mitko Çavkov, Ministër i Brendshëm.