Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ja ka bërë realitet Zoran Zaevit ëndërrën për të pasur votat e shqiptarëve, për të cilën ai kishte thënë se kurrë nuk do ta sheh. Ahmeti gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, pati deklaruar se vota e shqiptarëve për LSDM-në ishte një ëndërr e Zoran Zaevit e cila kurrë nuk do t’i realizohej atij. Ndërsa tani është pikërisht Ahmeti i cili në Shkup dhe në vende të tjera ia realizon Zaevit këtë ëndërr. BDI për herë të parë le shqiptarët e Shkupit pa kandidat në zgjedhjet lokale, ndërsa ka vendosur që votat e shqiptarëve t’ia jep kandidatit të LSDM-së që në rreth të parë. Njëjtë Ahmeti ka vepruar edhe me Kumanovën dhe shumë komuna të tjera ku shqiptarët edhe ashtu janë të diskriminuar nga qeveritë e njëpasnjëshme dhe ka pasur tendenca për uljen e shifrave të përfaqësimit të shqiptarëve. “Nikolla Gruevski kërkon 63, Zoran Zaevi kërkon votat e shqiptarëve. Asnjëri as tjetri këtë ëndërr të mos e shohin”, deklaroi Ahmeti./Rajoni.net/
AHMETI IA REALIZOI ËNDËRRËN ZAEVIT (VIDEO)
Posted by Shkupipress.info Rajoni on Mittwoch, 4. Oktober 2017