Ahmeti dikur thoshte: nuk luftuam për LSDM-në (VIDEO)

Nëse shqiptarët votojnë LSDM-në atëherë nuk ka kuptim as lufta e vitit 2001 e as gjaku i derdhur për arsim e flamur. Me këto fjalë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2001 pati ftuar shqiptarët që të mos e votojnë as LSDM-në e as kandidatët shqiptar të LSDM-së. Por sot është vetë Ahmeti ai i cili shkeli edhe luftën edhe gjakun e derdhur të shqiptarëve, duke bërë koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe duke ftuar që shqiptarët të mbështesin kandidatët e LSDM-së që në rreth të parë. “Ka zëra që thonë që shqiptarët do votojnë edhe për LSDM-në. Ne nuk ndalim kërkënd për kë ata duan të votojnë, por përfaqësues legjitim dhe ata që ngrisin çështjen shqiptare në gjithë institucionet e vëndit janë përfaqësuesit shqiptar. Se po të ishte ndryshe, nuk do të bëhej këtu as luftë, e as po as edhe nuk do vriteshin shqiptar siç u vranë për flamur e për arsim”, ka deklaruar Ahmeti./Rajoni.net/

AHMETI DIKUR THOSHTE: NUK LUFTUAM PËR LSDM-NË

Posted by Shkupipress.info Rajoni on Mittwoch, 4. Oktober 2017


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu