Lëvizja Besa, mbrëmë mbajti tubimin qendror në komunën e Bogovinës, ku në një atmosferë impozante dhe me përkrahjen masive që morri nga përkrahësit dhe aktivistët e kësaj ane, u vërtetua edhe njëherë se Lëvizja Besa tani më e ka të sigurt fitoren në komunën e Bogovinës, me në krye Minur Asanin. Sipas atmosferës që mbisundoi mbrëmë në Bogovinë, Lëvizja Besa me përkrahjen e madhe që ka marr në terren po bënë kalkulimet e fundit që këtë komunë ta fitoj që në raundin e parë. Mbetet të shihet, se çfarë do të ndodh më 15 tetor në ditën e zgjedhjeve, se a do të filloj fundosja e Bdi-së nga Bogovina dhe të përmbyset njëherë e përgjithëmon, kjo parti e cila shkatërroj gjithëçka që ishte shqiptare.