Shtohen incidentet e fushatës elektorale në Maqedoni

Pjesa e parë e fushatës ishte e qetë por me të afruar data e zgjedhjeve incidentet me prapavijë politike sa vijnë e shtohen.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë paraqitur dy raste të reja të kërcënimeve dhe tentim sulmeve, që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

“Kandidati për kryetar Komune të Sarajit nga Lëvizja Besa ka paraqitur kërcënimin që e ka marr në telefon. Ai ka kërkuar mbështetje nga forcat e rendit në tubimin që kishte paraparë të mbahet. Ky tubim kaloi pa incident.

Gjithashtu rreth orës 22:00 është arrestuar personi me iniciale R.R. i cili ka spërkatur me perper-spray në drejtim të binës, ku po fliste kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Kundër të njëjtit do të ngrihet akuzë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”- thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme
Kërcënimet dhe fyerjet në fushatë, Lëvizja Besa i quan si tentim për të penguar zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.

“Duke pasur parasysh se gjendemi në fushatë zgjedhore motivet dihet cilat janë, janë motive politike dhe kur e shohin mbështetjen e madhe që kandidati ynë e gëzon në terem mundohen në çdo variant ta ndalojnë hovin e Besës që e ka marr në Komunën e Sarajit”- deklaroi Faton Fazliu, Lëvizja Besa.

Ndërkaq forcat e rendit kanë arrestuar mbrëmë një person i cili ka tentuar të të ngjitet në binën ku po fliste kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin. Nga VMRO-ja sot nuk deshën të komentojnë rastin në fjalë.

Si pjesë e incidenteve në fushatë, është edhe rrahja e kandidatit për kryetarë komune të Shuto Orizares, Elvis Bajrami, ku organet e rendit kanë marrë në pyetje 5 persona të dyshuar.

Ndërkaq kandidati i pavarur për këshilltarë në Kërçovë dje ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, por sipas Prokurorisë së Gostivarit, vrasja ka ndodhur për arsye personale.

Gjatë kësaj kohe janë paraqitur edhe disa raste te thyerjeve të shtabeve partiake. Kundër kësaj dukurie ka reaguar Komisioni Shtetërorë Zgjedhor dhe organizata qytetare MOST duke bërë thirrje për zgjedhjetë drejta , të lira dhe demokratike. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu