Ali Ahmeti në Saraj: Politika është interes, votoni Petre Shilegovin

“E ardhmja jonë është në BE dhe NATO< por si mund të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s, sigurisht duhet të komunikojmë dhe bashkëpunojmë, duhet të jesh tolerant dhe të kesh mirëkuptim”, me këto fjalë lideri i BDI-së, ALi Ahmeti, iu drejtua të pranishmive në tubimin e sontshëm në Saraj, ku edhe u promovua kandiati i kësaj partie për këtë Komunë, Blerim Bexheti.

Ahmeti disa herë tha se partia e tij është transparente dhe nuk fsheh asgjë nga populli, duke aluduar në marrëveshjen për bashkëpunim me LSDM-në për zgjedhjet lokale. Kreu integrist e shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje anëtarësisë së BDI-së në Saraj që të votojnë kandidatin e LSDM-së për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje partneriteti, si në nivel qëndror poashtu edhe në nivel lokal me LSDM-në. Politika është interes, dhe ne jemi të zgjedhur që t’i mbrojmë interesat e bashkësisë të cilës i takojmë. Ne nuk veprojmë me dy standarde. Atë që e themi, atë edhe e mendojmë, ashtu edhe punojmë. Unë kërkoj nga ju ta mbështetni kandidatin për kryetar të Shkupit, zotërin Shilegov”, deklaroi Ahmeti. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu