LSDM-ja mbajti tubimin e radhës në Kërçovë. Socialdemokratët u bënë thirrje qytetarëve të Kërçovës për bashkëjetesë, mirëqenie dhe respekt të ndërsjellë. Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev para qytetarëve numëroi vendimet e Qeverisë aktuale që sipas tij do të jenë forcë shtytëse për zhvillim lokal. Zaev mes vendimeve të deritanishme theksoi rritjen e rrogës minimale, tarifën e lirë të energjisë elektrike, kompensimin e të falimentuarve dhe anulimin e taksës radiodifuzive.
“E ndërpremë taksën radiodifuzive dhe i zvogëluam edhe këto harxhime për familjet. Ju paguani taksa dhe Radiotelevizioni Maqedonas do të financohet nga buxheti i shtetit. Në të njëjtën kohë miratuam ligjin për rrogën minimale dhe e njëjta nuk është më 9500 denarë por 12 mijë denarë. Me rritjen e rrogës minimale e hapën spiralen për rritjen e të gjitha rrogave tjera, ai që merrte 15 do t’i merr 18 mijë, ai që merrte 20 do t’i merr 24 mijë dënar”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.