Mërgimtari flet nga Zvicra: Çka me ardh me votu, më shtyejnë me votu për maqedonas!

Në prag të zgjedhjeve lokale ku kanë mbetur edhe një javë, shumë kandidatë për kryetar në komunat shqiptare po shpresojnë dhe po bëjnë matematika për votat e mërgimtarëve, të cilët shpresojnë se do tu vijnë në ditën e zgjedhjeve.

Por lidhur me këtë ende nuk është asgjë e saktë se çfarë do të ndodhë dhe se a do të ketë fluks mërgimtarësh, për shkak se nuk është periudha e pushimeve vjetore të tyre.

Por një mërgimtar i pyetur nga INA ka shkruar se do të kishte dashur të vinte, por sipas tij, nuk ja vlen të votohen disa nga kandidatët që tanimë kanë bërë pashallëk komunat e tyre, duke mos realizuar asgjë. Ai shkon më larg duke shpjeguar se njëherë ka ardhur për të votuar dhe e kanë detyruar të votoj kandidat maqedonas, sepse ashtu paska qenë interesi për shqiptarët, gjegjësisht për partinë.

“Është turp kjo çfarë po bëjnë atje. Unë edhe kësaj radhe me ardh jam i bindur se do të më detyrojnë që të votojë edhe ndonjë kandidat maqedonas. Por dora ime se bënë këtë. Ndoshta për hatër do tja jap tonit, por asesi tjerëve, sepse dihet se politikat e dy partive maqedone VMRO dhe LSDM çka kanë bërë tash e sa vite për shqiptarët. Sot kanë ndërruar gëzofin, sidomos LSDM. Por, populli poshtë që shpreson ti votoje sepse është një eufori e madhe”, thekson për INA, mërgimtari shqiptar nga një qytet i Maqedonisë.

Përkrahje e madhe nga diaspora presin kandidatët në shumë komuna si Kërçovë, Strugë, Bërvenicë, Tetovë, etj. Vota e mërgimtarëve në Kërçovë dhe Strugë do të jetë vendimtare, në rast se do të vijnë në ditën e votimit më 15 tetor ose në raundin e dytë. Por në këtë periudhë shumica e tyre janë në punë dhe nuk dihet se a do të ketë organizime për transportin e tyre në ditën e zgjedhjeve ose një ditë më përpara. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu