Xhezair Shaqiri
Zgjedhje më të komplikuara nuk ka pasur ndonjëherë se sa këto zgjedhje vendore për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë.
Shumë parti shqiptare garojnë me kandidatë, por kur ju mungon vizioni për bashkësi, komunë dhe qytet, fitoret e tyre janë të rrezikuara për shkak të logjikës përjashtues dhe mentalitetit inferior, të robit.
Unë edhe pse shumë kohë kam qenë larg këtij realiteti të hidhur politik, megjithatë si qytetar jam munduar të bëj një seleksionim të kandidatëve se sa i njoh, por nuk do të bazohem në partitë e tyre politike.
SHABAN ZENDELIN do ta përkrahim në Likovë me aktivist të ish PDK-së.
VISAR GANIUN do ta përkrahim si profesor dhe individ, është nga mjedisi jonë, e jo BDI-në, sidomos jo strukturat kriminele në BDI.
BILALL KASAMIN do ta përkrahim në Tetovë, por jo si BESË, por si individ, sepse besojmë që do ta udhëheqë Tetovën më mirë se sa Teuta Arifi, por edhe do ta çliron Tetovën nga mentaliteti mafioz i BDI-së dhe PDSH-së.
Në Gostivar gara është e nxehtë, por kohëve të fundit Shpat Iseini po më impresionon, Qytetarët e Gostivarit do të vendosin vetë se kush është më i Miri!
Në Strugë e Dibër nuk kemi info se cili kandidat është më i kapshëm për qytetarët dhe ua lëmë ish PDK-së me aktivistë besnik të vendosin vetë se kënd do ta mbështesin.
I tillë jam unë dhe nuk ndërroj qendrimet e mia. Janë tepër transparente.
Dua të jem me energji pozitive, dua të inkurajojë qytetarët të dalin masovikisht dhe të votojnë, sepse këto janë zgjedhje vendore, si i quani ju zgjedhje lokale.
Kandidtët të cilët i mbështesim Ne, por edhe ca të tjerë, pa ua përmendur emrat, të mos mendoni se ndonjë prej tyre më ka kontaktuar, lëre të më vizitojnë dhe të më dëshirojnë mirëseardhje në gjirin familjar pas 10 viteve betejë me regjimin e Gruevskit, por edhe me argatët e tij shqiptarë.
I kuptoj se kanë ndalesa nga kryetarët e tyre, nga strukturat që po shohin ëndrra ditën se duke qenë me Partinë do të mund të vazhdojnë të abuzojnë me partinë dhe shtetin, sië kanë vepruar në të kaluarën me Gruevskin, por do të zhgënjehen keq.
Unë të gjithë i presë me bukë, krip e zemër! Kemi traditë familjare me pritë e me përcjellë!
Na priftë e Mbara pas këtyre Zgjedhjeve!)