Sela: Mbështetje Deharit që përsëri një shqiptar të jetë kryetar i Kërçovës

Do të jemi në parlament kur të sillet ligji për gjuhët, vota për Aleancën për shqiptarët do të thotë decentralizim thelbësor i pushtetit për të cilin do të angazhohemi, pasi që vetëm kështu kryetarët e komunave do të mund të jenë shumë më të suksesshëm, porositi sot në Kërçovë lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.

Sela para të pranishmëve tha se kanë pasur guxim dhe kanë qenë atje ku u zgjodh kryetari i Parlamentit dhe ku rënohej qeveria ku, siç tha, shumë liderë nuk ishin aty, atë ditë në parlament.

“Më lejoni këtu në Kërçovë, publikisht të apeloj dhe t’i jap mbështetje Fatmir Deharit që përsëri të zgjidhet kryetar komune. Por, gjithashtu do të më lejoni që publikisht ta pyes Ali Ahmetin se me çfarë porosi ai vjen në Strugë nëse unë erdha këtu në Kërçovë me mesazhin për bashkim”, deklaroi Sela në Kërçovë, ku nën moton “Dituri dhe guxim” u prezentua programi zgjedhor për zgjedhjet lokale të Aleancës për shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu