Vetëm 2 nga 5 kandidatë për kryetar Tetove nënshkruajnë dukumentin “5 përkushtimet për tetovarët” (FOTO)

Vetëm 2 kandidatë nga gjithsej 5 u janë përgjigjur thirrjes së organizatës Joqeveritare “Eko Guerilla” për të nënshkruar një dokument, sipas të cilit kandidatët zotohen se kushdo që fiton do të përmbush kërkesat e parashtruara në këtë dokument, njofton InfoShqip.

Në dokumentin e quajtur ” 5 përkushtimet për tetovarët” të përgaditur nga “Eko Guerilla” përfshihen 5 pika të cilat kjo organizatë ka vlerësuar se janë më prioritare për qytetarët e Tetovës.

Arianit Xhaferi nga Eko Guerilla theksoi se është mirë që në Maqedoni, në politikëbërje po pëfshihet edhe sektori civil.

 

 

 

Nënshkrimi i këtij dokumenti është shumë domethënës për funksionimin e demokracisë  në vendin tonë me çka, ngjashëm si në vendet tjera, organizatat e shoqërisë civile po përfshihen më shumë në procesin e politikëbërjes, dhe vendimmarrjes.“- theksoi Arianit Xhaferi nga Eko Guerila.

 

 

 

Siç përcjell InfoShqip, dokumenti garanton se përmes nënshkrimit, kandidatët  do t’u garantojnë tetovarëve se nëse do të udhëheqin me komunën e Tetovës mandatin e ardhshëm:

1, Do të angazhohen për më shumë transparencë fiskale, publikim të rregullt të raporteve financiare, borxheve publike, menaxhimit me parat publike. 

2. Do të angazhohen që përmes ndërmarrjeve publike të organizojnë pastrimin e rregultë të rrugëve dhe lagjeve në Tetovë, së paku 1 herë në muaj. 

3. Do të bëjnë organizim të transportit publik si dhe të hapësirave të gjelbëra të qytetit, përkatësishtë mbrojtjen dhe krijimin e hapsirave të reja. 

4. Do të sigurojnë inspektoriatit komunal ekologjik më shumë ingerenca që do të thotë të mund të ndëshkojë ndotësit e kategorisë B të cilët janë nën ingirenca të komuanve. 

5. Do të jepin angazhimin e tyre maksimal që të koordinohen me institucionet përkatëse për të shëndruar kazermën e qytetit në park të qytetit të Tetovës.   

Edhe pse kishin konfirmuar ardhjen e tyre, për të nënshkruar nuk ishin prezent Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, Bardhyl Dauti nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Goran Manojlloski nga VMRO-DPMNE. Dokumentin e Eko Guerilës e nënshkruan vetëm kandidatja e BDI-së Teuta Arifi dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët Adnan Neziri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu