Qeveria është e gatshme të paguajë 26.000 euro ndaj një kompanie që do të pastrojë gjurmët e Revolucionit të Larmë nga Porta Maqedonia.
Muzeu i luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi i cili është përgjegjëse për portën, ka shpallur shpallje, transmeton TetovaSot.
Nga muzeu për 24 Vesti, konfirmuan se po kërkohet kompani për të pastruar këtë objekt.
I pyetur nëse shuma e 26.000 eurove është shumë e lartë për këtë lloj aktiviteti, kreu i muzeut, ka thënë:
“Është vetëm një pastrim. Kjo nuk është pluhur. Ato janë ngjyra dhe kimikate të llojeve të ndryshme dhe kërkohen procedura të ndryshme të pastrimit. “- tha drejtori Branislav Svetozareviq./infoshqip.com