Visar Ganiu udhëheq në Çair edhe sipas anketave, BDI prin edhe me numër këshilltarësh

Në Çair, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu është 9 për qind para kandidatit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Kështu tregon anketa e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe TV Telma, sipas të cilës, për Ganiun e BDI-së janë shprehur shumica e të anketuarve, kundrejt mbështetjes që i është dhënë Ibrahimit të BESËS, shkruan gazeta KOHA.

Faruk Abdiu i Aleancës për Shqiptarët ka marrë mbështetje nën 5 për qind, ndërsa më pak mbështetje ka Idriz Orana i PDSH-së. Dallim të madh midis BDI-së dhe Lëvizjes BESA ka edhe në numrin e këshilltarëve.

Rezultatet e anketës kanë treguar përqindja më e madhe e të anketuarve janë shprehur se do të mbështesin Listën e këshilltarëve të BDI-së me më shumë se 6 për qind kundrejt Listës së BESËS. Anketa e TV Telma bashkë me QMBN është realizuar me mbi 1000 anketues nga të gjitha etnitetet në Shkup, sapo ka filluar fushata parazgjedhore. Gabimi eventual i anketës, siç thonë realizuesit e anketës, mund të jetë +/- 6 për qind dhe kjo është arsyeja pse nuk publikohen përqindjet e mbështetjes për kandidatët në Çair.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu