Civil: janë vërejtur një numër i madh i parregullsive në fushatën parazgjedhore

Përsëri ka pasur raste ku qytetarë kanë paraqitur persona fantom në vendbanimet e tyre, theksojnë nga Qendra për liri, Civil, transmeton InfoShqip. Nga Civil theksojnë se KSHZ edhe kësaj here ka dështuar ta pastrojë listën zgjedhore dhe se Ministria e punëve të Brendshme dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor “po luajnë top me qytetarët”, duke i bartur qytetarët nga një institucion në një tjetër.

Nga atje theksojnë se këtë fushatë e kanë karakterizuar edhe disa incidente, ku ndër tjerash përmendet vrasja e prijësit të listës së kandidatëve të pavarur në Kërçovë, kërcënimi ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa në Saraj, kërcënimit me armë ndaj një kandidati etj.

Kryetari i “Civil” Xhabir Deralla theksoi se nga afër po i përcjellin edhe procesin e financimit të kampanjës nga partitë dhe do ta përcjellin të njëjtën deri në fund të fushatës, njofton InfoShqip.

Deralla theksoi gjithashtu se presin që në ditët në vazhdim si dhe në ditën e zgjedhjeve, sidomos pas mbylljes së vendvotimeve të ketë incidente./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu