Fushata deri më tani ka vijuar nën frymën demokratike dhe pritet të vazhdojë me këtë tempo theksoi për InfoShqip politikologu Xhenis Sulimani.
Sipas tij, fushata e vërtetë pritet të fillojë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve pasiqë partitë politike do të mundohen ti bëjnë për vete edhe votuesit e partive tjera.
“Fushata deri tash ka vijuar nën frymën demokratike. Pres që edhe pjesa e mbetur të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe zgjedhjet të kurorëzohen më frymë tolerante edhe në datën e zgjedhjeve- 15 tetor. Mendoj që gara do të “ashpërsohet” më tepër pasi që të përfundojë raundi i parë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale pres dinamizëm edhe më të madh, aktivitet të shtuar të partive që mbeten në garë. Kjo për faktin se partitë në pjesën e dytë të zgjedhjeve do të duhet të bindin edhe elektoratin e partive tjera dhe jo vetëm të partisë amë.”- theksoi Xhenis Sulimani/InfoShqip.com