Partneri i koalicionit të Zaevit, Stojançe Angelov, kryetar i partisë Dinjiteti, vazhdon të kërkojë votën e shqiptarëve, pavarësisht se këta të fundit i pati quajtur “majmunë”.
Angelov po vazhdon të marrë pjesë në fushatë së bashku me liderin e LSDM, Zoran Zaev, duke kërkuar votën e shqiptarëve për zgjedhjet e 15 Tetorit.
Sot Angelov ishte në përkrahje të kandidatit për kryetar komune në Gjorçe Petrov, Aleksander Naumovski.
Në rrjetet sociale është shpërndarë bisedë midis partnerit të koalicionit të kryeministrit Zaev, Stojançe Angelov dhe një miku të tij nga Serbia, që daton nga viti 2011.
Në këtë bisedë, ndër të tjerat, është duke u diskutuar edhe për çështjen e Kosovës, për të cilën Angelov thotë se është pjesë e pandarë e Serbisë, dhe se Shqiptarë ka shumë dhe ata “janë majmunë”.