Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor dhe për këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar imazhe se si do të duket fleta e votimit, me anë të cilës qytetarët e kryeqytetit do të vendosin për udhëheqjen në katër vitet e ardhshme, shkruan Telegraf.
Garues për të udhëhequr me Bashkinë e Shkupit janë Gjorgji Todorov, Naim Bajrami, Vanço Shehtanski, Koce Trajanovski, Nafie Selmani, Bekim Fazliu, Marija Jones dhe Petre Shilegov.
Partitë shqiptare që garojnë për kryeqytetin janë Aleanca për shqiptarët, Lëvizja Besa dhe PDSH-ja. /albeu.com/