SKANDAL: BDI përmes Halide Palloshit urdhëron arsimtarët e Butelit të paraqiten në tubime

Në mungesë të përkrahjes nga qytetarët, BDI po bën presion dhe shantazh ndaj të punësuarve në institucione që të marrin pjesë në tubimet e kësaj partie. Edhe pse kjo ndodh në secilën komunë, në redaksinë tonë arritën ankesat e arsimtarëve të shkollave në Komunën e Butelit. Ata dëshmojnë se në këtë komunë, BDI-ja përmes Halide Palloshit u dërgon mesazhe arsimtarëve, duke i thirrur nëpër mbledhje TË OBLIGUESHME, duke i kërcënuar në një mënyrë me largim nga puna. Arsimtarët komentojnë se BDI po mundohet t’i trajtojë si rob të gjithë të punësuarit në administratë./Rajoni.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu