I sëmuri dhe idioti nga Zvicra, po udhëheq 1milion shqiptar në Maqedoni!

Kur disa vjet më parë komisioni mjekësor i një kantoni të Zvicrrës kishte nxjerrë Alinë e Hakisë idiot, atëbotë askush s’ishte habitur nga ky vendim “i çuditshëm”, bile as ata që ia kishin shqiptuar e as s’e kishin vërë gishtin në kokë se ky gjeni-hall “prej vërteti”, një ditë, kur të shkonte në atëdheun e tij, do të bënte namin, sa do udhëheqte një popull të tërë, si në luftë, ashtu dhe në paqe! Shumë vonë e kuptuan (autoritetet zvicerrjane) këtë trill të Alisë, prandaj reaguan përmes shtypit të atjeshëm pasi ai mori ‘’dizginat’’ e fatit të një populli të tërë. Gazeta dha haberin: “Si është e mundur që një njeri të cilin komisioni për vlerësimin e invaliditetit tek ne në Zvicërr e ka shpallur gjeni-hall, të udhëhiqë një popull gati 1-milionësh në Maqedoni!?” Amani ore!-thash, edhe ju zvicerianët po ia nxjerrni fundin, e si qenka kjo punë që ju tani të reagoni? E pse Alija i Hakisë s’na guxoka të udhëheqë një popull vetëm se tek ju s’paskërka gëzuar shëndet të “mirë”?!? Shi-shi, deshkërkan edhe ta rishikojnë valditetin e “gjenialitetin” e tij! Amani ore. Epo, ç’është shumë, është shumë, qoftë edhe kjo të vijë nga ata që njihen si më korrektët dhe më rigjidët për dosje të tilla. Bile jemi zhgënjyer shumë, kur dihet fare mirë se zvicerjanët “s’ japin” diagnoza dosido, fallso. Besa, edhe ata që e kishin njohur atëbotë prej së afërmi s’e mohonin se Alija i Hakisë vuante nga kjo sëmundje e rrezikshme, por ama ai e kish përfituar me plotë meritë këtë pension të majmë invalidor, sa në ‘’memleqetin’’ e tijj, ai iu qep “turbo” veprimtarisë patriotike. E ç’të bënte tjetër, i shkreti Ali, përpos të merrej me politikë. Në mos me politikë, duheshte të shkonte bareve e diskotekave dhe ta bënte atë të flamosurin pension, rrush e kumbull. Ai, përkundër sëmundjes që ia kishin ‘vulosur’ zviceranët, lëngonte edhe nga reumatizma e gjunjëve, edhepse ai atë s’e konsideronte si sëmundje serioze që ta pengonte në veprimtarinë e tij patriotike. Për të qenë korrekt, reumatizma herë-herë i shkaktonte mjaftë telashe gjatë ndejave apo aktiviteteve të stërmundimshme sa, herë pas here ishte i detyruar t’i fërkonte këmbët me një pomadë antireumatike si pasojë e dhimbjeve të mëdha që ndjente gjunjëve, nga e cila, vazhdimisht shqeponte. Me gjithë këto halle ai kurrë nuk ankohej. Epo, baruqolla i qoftë! Punonte natë e ditë, pardon, ditë e nat, sa mileti të shihte pakëz dritë!…

Shumë vite pas, kur Alija i Hakisë e “kishte çliruar” gjysmën e trojeve shqiptare nga armiku shekullor, ishte detyruar të kualiciononte pikërisht me ata, që deri dje ua kishte drejtuar tytat e pushkës. Mu atëherë sharra i hasi në gozhdë. Proceset që i kishte nisur po i ngecnin prapa e po i dilnin nga duart. Ky hero lufte tani ishte rrethuar edhe nga disa mishngrënës dhe hajdutë ordiner që sa ora kishin krijuar “pashallëqet” e tyre e s’po pyesnin më për autoritetin e Alisë. I shtrënguar dhe i shqetësuar nga këto rrethana, ai kishte vendosur t’a vizitonte popullin e tij, qosh më qosh, e cep më cep të atdheut, që të kuvendonte me ta kokë më kokë për hallet e tyre. E megjithatë, zullumin dhe vrasjet e bashkëluftëtarëve të tij, që dukej sheshit qëi kishin bërë bashkëpunëtorët e tij, ai po e shihte qartë fundin e karrierës së tij, andaj, në një televizion prestigjioz, deklaroi : ”Do të tërhiqem nga politika vetëm sat a fus Maqedoninë në NATO” dhe BE! Eh, këtij i thonë burrë shteti seee!!!… – Dëgjo Alltan, -iu drejtua shefit të tij të kabinetit. – sot bëmë punë të mirë, çka thua që nesër të shkojmë në Kumanovën legjendar? A? – i tha fjalët Alija me një zë të trishtueshëm sikur atje të kishte plasur përsëri 9 maji. – Pse ç’paska ndodhur atje, kryetar?! Mos prap atje paska dalë ndonjë kryengritje a rebelim “shqiponje”? Atje, atje, si të ta them, kryetar…ë, ë, ë… – Fol ore ‘’kali Shemës’’, hidhe nga goja ç’ke për të thënë?! – Ama kryetar, a-a-tje s’bëjnë punët…edhe ka rrezik për shka-shka-shka… – Po me shkiet punët s’i kemi keq, ore kali… – Jo, jo, me ta, po me tanët s’i kemi bash si duhet, që kur ndodhi 9 maji dhe vrasja e komandant Shqiponjës! – Jo more, pse kush u tha atyre të vijnë në Kumanovë, a? Pse mos… edhe ti mendon se unë e vrava ‘’Shqiponjën’’! – Jo, jo, jo, k-k-kryetar… Mirë, atëherë, meqë qenka puna ashtu, për inatë do ta vizitojmë Likovën, e do bëjmë qejf… Si-si…?! – u tmerrua Alltan Pupla. – Për qef, o qullac. –Ouu… Për qejf thua?

Alltani uli kokën si dele sa s’guxonte ta ngriste atë nga frika se mos merrte ofendime të tjera, e megjithatë Alija i ngarkuar nga situata, vazhdoi: – Edepsëz, maskara, ti do t’m’a ndalësh të shkoj në Kumanovë… Ore, qullac, po unë e kam çliruar këtë vend dhe shkoj ku t’më ka qejfi, a more vesh, thuaj, ‘’mora’’? Hë, meqë m’u kujtove, ti…me ç’punë je marë më para? A e dinë pse po të pyes? … Alltan Pupla e kuptoi se do të merrte edhe një duzinë tjetër ofendimesh, prandaj nuk ngriti kokën e as iu përgjigj pyetjes. – Eh sa shumë i ngjanë atij djalit mistrec që dikur e njihja në Lucernin e Zvicrës, por ai s’qe qullac e as kale si ti. Ai tërë natën s’linte kafene e diskotekë të Zvicrës pa frekuentuar, deri në mëngjes, pastaj shkonte në punë i pirë e i bërë tapë. Në restorantin që punonte çdoherë e ngatërronte mishin e pulës me atë të derrit. Kështu një ditë mbeti pa punë… Ja, kështu je edhe ti. A më kuptove ç’të thashë? Jo!? Hë, hë, hë… as unë s’kuptova ç’deshta të të them, po nejse…! Ja pse Gojëëmbëla më mungon kaq shumë… Ajo be ishte si sahat Zvicre. Ooo më ka marrë malli shumë për atë dreq! Kush ma pezmatoi kaq shumë sa të ikte nga unë dhe partija jonë? E tash kam mbetur në duart tua… pu-pu-pu! Të të pyes edhe diçka qullac: a din cili është mjeti më efikas për ta lënë cigaren? – Jo, kryetar! – iu dridh zëri Alltan Puplës. – As këtë s’e ditke a!… Ta them unë: – pistoleta, o gomar, pistoleta, ‘’bam’’dhe mbaron punë! Kështu e pësojnë të gjthë ata që ngrisin kokën kundër meje, janë cigareta të këqija që duhet zhdukur e farosur… More vesh? – Ehu, kryetar edhe ti, po ku di gjë unë nga metaforat letrare. Ç’kam punuar the? E ç’nuk kam punuar, kryetar… Kam qenë lustraxhijë, cigareshitës, udhëheqës tifozësh, kryetar i ‘’Mjaftit’’…Të gjitha profesionet e botës i kam provuar nga pak. – O zot, ky njeri do të më çmendë! – klithi kryepari nga iritimi. – Po ç’thua ashtu ore?! Do të thuash se je gjysmak, a? Epo një person gjysmak si ti, që nuk dallon dot Car Llazarin nga Adem Jashari, s’ke ç’e zgjat me të muhabetin… Ik, ik tani, shko merri në telefon ata komandantët e Likovës që ta mbledhin miletin në mes të fshatit e t’u tregojmë kumanovarëve se të jesh present në Likovë, ka më shumë rëndësi se sa ai në Kumanovë. Shiko e hapi sytë e të mos ndodhë si herën e kaluar që t’më gatuajnë flija dhe pite, – dua mish viçi të njomë e të pjekur në prush. Tash ma sill atë uiskin e mbrëmshëm, ta hedhë një gllënkë se m’u ka tharë gurmazi. Edhe ashtu në Likovë s’kanë për t’na dhënë as një pike të vetme, se ata ia mbajnë fort kah feja e na japin vetëm dhallë…

Alltani hallakati tërë banakun dhe raftet përreth e s’gjeti asnjë pikë për ilaç, e lere më një shishe të plotë me raki. ‘’Po ky vetë e boshatisi mbrëmë shishen e Hashimit, po ec e përmendja se’’. – po zieshte me vete Alltani që s’po ia gjente të paktën një gotë vere. Po mundohej me mish e me shpirt t’ia gjente sa ta qetësonte, të paktën kësaj here, se nesër do ta porosiste zv. drejtorin i doganave që t’ja sjellë një duzinë pijesh nga ato më të shtrenjtat që ka në fri-shopet. Dukej qartë se ai ishte gdhirë me këmbë të majtë dhe s’kishte bërë fare gjumë. Sytë i qenë skuqur si kokrra rrushi ‘’hamburg’’. – S’paska as për i-i-i-laaç-ç, kry-kry-ee-ta-tar…! – Çfaarr-ëëë!?, – piskëlloi Alija, sa zëri i tij u përhap në tërë Çairin. – Pa shiko-pa shiko, ti zuzarin, e si u bëka kështu kjo punë ore trap? Epo, doemos që s’ka mbetur, kur e keni pirë…ashtu siç po ua pini gjakun këtij populli të mjerë. Haram be ju qoftë! Të gjithë jeni bërë pijanecë dhe mishngrënës e të gjithë mendjen e keni vetëm te tentenat… – E ke fjalën, kryetar, te “tenderët”… – Mbylleee?!… Edhe ti bre, gjysmak, edhe ti do më tregosh se si shqiptohet kjo fjalë, qen-bir qeni! Po ju po mendoni se unë asgjë nuk di a? Kaq shumë haraç që po u merrni njerëzve vetëm për një punësim po ua merrni 3000 deri në 5000 mijë euro! A s’është gjunah?!… – Ama unë… jo, jo… Qimja dhe të the… -E ti, demek melaqe a?

Mbylle gojën o maskara, s’po ju vjen turp! Po, hani, hani, derisa ka akoma mjaltë në qyp, se kur të soset, do të zhdukeni mu si mizat e mutit. E pe ti dje atë tubimin në Gostivar, e mbushëm me simpatizantë nga e tërë Maqedonija. Ani s’kishin asnjë hall, demek…qenkemi kaq mirë me ekonomi sikur të ishim ne në Zvicër e askush s’paka asnjë problem? Aty asnjë Gostivaras nuk pashë. Kjo nuk është shenjë e mirë, Alltan. A e dinë proverbin kur mbreti kishte kuptuar se mileti s’po bënte zë dhe nuk ankohej për asgjë, mbreti menjëherë kishte bërë gati ushtrinë e tij se e dinte se qytetarët e tij ishin para kryengritjes. Kurse tek ne askush s’e qanë hallin për këtë gjë. Është shtuar zullumi ndaj popullit, Alltan, është shtuar shumë.

Disa aktivistë dhe funksionarë kanë arritur të grumbullojnë kaq shumë pasuri sa edhe fushat e malet janë bërë çifliqe të tyre, e, çuditërisht ky popull po na voton. – Po, jemi më të mirë, kryetar… – Në “hamam t’Hirës” jemi më të mirë. Shiko atë Mjekërcjapin, vilë po, makinë luksoze po, dashnore të re… Ky tjetri, Abdyl-a-çimi, nga një mësues për gjynah që ishte dhe mezi rroga i dilte sa t’i blente turshitë për dimër, tani s’ka pronarë restoranti të guvernës që s’ia di merakun e menysë së tij të preferuar. Merre… ah, lere e më sill diçka të pi se më ka marrë malli për Gojëëmbëlën time. Më mungon shumë bre… Po pse u largua nga partija Kardashijanja ime e bukur. Pse? – Kryetar, më ke-ke mua… – Kë-kë kam?! Ty-y-y, oooo m’u hiq sysh se ta nxorra gabzherrin me këto duar… Ik e merre në telefon Sadushin… Kemi udhë për të bërë…
– Alo-alo, këtu Alltan Pupla, shefi i gjithëfuqishëm i Komandantit të Përgjithshëm! – Alltani nxori nga xhepi një Ajfon të madh sa një tepsi lakrori dhe ia futi gishtat si të ishte bakllava, – po, po, Alltani jam, more idiot! Tani po nisemi. Keni kujdes ‘’me ato pitet dhe flijat e mallkuara”, po thotë kryetari, se të ishte për mua, unë vdes për to. Dëgjo mirë, thereni një viç të njomë e piqne në prush që të kënaqemi duke”vuajtur me popullin”…kokë më kokë…! Prit-prit, kryetari po dëshiron që t’ia sillni edhe një kallash që ta zbrazë të tërin në shenjë përkujtimi i kohërave të luftës kur ai bënte naming në front. Bëhet kjo? Do ta kallim krejt, edhe atë, kësaj rradhë, vetëm për inatë të atyre Kumanovarëve që po guxokan të na kërrcënojnë se s’mundkemi të mbajmë tubime atje… Hajt mbylle tani…

Jashtë në oborrin e zyrës së komunës, kësaj rradhe ishin mbledhur shumë pak njerrëz, vetëm dhjetëra burra e gra, edhe atë, disa drejtorë shkollash dhe ca ministra, të gjithë kishin nga një pankartë në duar dhe flamuj bojë qielli. Sapo doli Shabani nga dera e makinës së tij në oborrin e komunës, u ndëgjua një ulërimë e zjarrtë: ”Parti – Ali- ty të kemi-si selvi!”… Ura-ura-uuurrraaa! Alija ngriti dorën e majtë ngadalë që të përshëndeste turmën, por kur pa se në oborrin e komunës kishte vetëm fëmijë të shkollës dhe ca ministra e drejtorë, urrdhëroi shoferin e tij, Mabinë, ta kthente shpejt e shpejtë rabën për në Reçicë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu