Visar Ganiu; Edhe në kohë fushate, nuk e harroj rininë e Çairit (VIDEO)

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, prof.dr. Visar Ganiu edhe përkundër obligimeve të shumta të cilat i ka rreth fushatës, ka gjetur kohë të luan një lojë basketi me rininë e Çairit të cilëve u ka kushtuar një pjesë të bukur të jetës së tij si profesor i edukatës fizike apo si trjner i FC Shkupit

“Zakonisht kandidatët për kryetar dhe politikanët në kështu lloj videosh poentojnë, por unë ashtu edhe në jetën private edhe tani dua më tepër t’ju asistoj dhe t’ju ndihmoj të rinjve. Këtë praktikë do të vazhdoj ta aplikoj edhe si kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit. Dua të rinjve t’ju ndihmoj, t’ju asistoj që ata në jetën e tyre të kompletohen dhe të arrijnë objektivat e tyre jetësore. Të rinjtë e Çairit kanë nevojë për kryetar i cili gjithmonë ju del në ndihmë dhe i kupton kërkesat e tyre”

Kjo dëshmon se profesori Visar edhe si kryetar i komunës së Çairit do të mbetet çdoherë profesor për rininë dhe nxënësit e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu