Votim, numërim, rezultate, ankesa

Në 3.480 vendvotime në Maqedoni në zgjedhjet lokale mund të votojnë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën gzjedhore. Votohen kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur në objektin ku votohet.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka secili person i cili është i regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim apo pasaportë valide. Votimi bëhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohen dokumentet për identifikim personal, dhe ai nënshkruhet në ekstraktin e Listës zgjedhor. Më aps anëatri i këshillit zgjedhor i jep fletëvotimin në të cilin në anën e përparme duhet t’i vendosë vulë.

Përveç letërnjoftimit apo pasaportës valide për votim nuk pranohen dokumente si patent shoferi, libreza e shëndetësisë, libreza shkollore dhe elgjitimimi studentir dhe të tjera.

Sipas udhëzimeve të Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), gjatë konstatimit të identitetit personal, votuesi ështëp i obliguar para këshillit zgjedhor të prezantohet në mënyrë në të cilën është prezantuar në fotografinë e dokumentit për identifikim personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar nga afër mund ta ndjekin konstatimin e identitetit të votuesit.

Nëse konstatojnë se votuesi nuk është në ekstraktin nga Lista zgjedhore, anëatrët e KK janë të obliguar ta udhëzojnë në sektorin kompetent rajonal të KSHZ-së dhe ta vizitojnë faqen e internetit https://izbirackispsiok.gov.mk/, në mënyrë që të kontrollohet nëse ai është regjistruar në Listën zgjedhore dhe nëse është në ndonjë vendvotim, mund të votojë.

Nëse votuesi i cili ndodhet në Listën zgjedhore është analfabet apo ka mangësi fizike, ai do të vendosë shenjë nga gishti tregues i dorës së djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në ekstraktin e Listës zgjehdore.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruhet në Listën zgjedhore.

Votohet prapa paravanit për votim, me rrumbullakësim të numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve dhe atë kryesisht me laps kimik me ngjyrë të kaltër. Nëse votuesi gabon, nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kuti votimi. Nuk duhet të lejohet që votuesi të largohet nga vendvotimi pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Prapa një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Perosnat me mangësi fizike dhe analfabetët sipas Kodit zgjehdor kanë të drejtë me vete të thirrin një person që do t’u ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetërkujt është i ndaluar

Shkelja e fshehtësisë së votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e fshehtësisë së votuesve. Është i ndlauar votimi familjar apo grupor dhe votimi në emër të tjetërkujt. Anëtarët e këshillave votues janë të obliguar t’i parandalojnë tentimet e mundshme për shkelje të fshehtësisë së votimit. Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetërkujt do të thotë shkelje e të drejtës votuese, paraqesin bazë për shklelje të fshehtësisë së votimit dhge mund të çojnë drejt anulimit të zgjedhjeve.

Anëtari i organit zgjehdor i cili punon në kundërshtiom me dispozitat e Kodit zgjehdor mund të marrë padi kundërvajtëse dhe gjobë në shumë prej njëmijë deri tremijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjobë në shumë prej 750 deri 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për shkelje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për disa persona apo voton në emër të tjetërkujt.

Votimi përfundon në orën 19:00

Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personave të cilët janë hasur në objekt do t’u mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë nëse në vendvotim shkelet rend, gjithnjë derisa ai nuk vendoset, në rast të fatkeqësive tpë motit dhe rrethanave të tjera të jashtëzakonshme, nëse qasjen drejt vendvotimit nuk e siguron policia, ndërkaq për atë ka pasur nevojë, dhe nëse policia është thirrur dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Nëse votimi ndërpritet më shkurtë se një orë, ai nuk vazhdon pas prës 19:00, por nëse ndërpritet më gjatë se tre orë, nuk vazhdon ditën e njejtë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e votimit në vendvotime nuk guxojnë të përdorin telefona mobil, aparat apo njonjëp mjet tjetër për fotografim të fletëvotimit. Këshilli votues mund ta mënjanojë nga vendvotimi secilin person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese.

KSHZ kërkon çkyçje të video-mbikëqyrjes në institucionet ku do të zhvillohet votimi

KSHZ gjithashtu përmes Komisioneve komunale zgjedhore (KKZ) kërkoi në institucionet, si shkolla fillore, të mesme, kopshte dhe të ngjashme, ku janë të vendosura vendvotimet, prej orës 6:00 deri në mesnatë më 11 dhjetor të çkyçet video mbikëqyrja. Me atë rast gjithashtu është kërkuar që kamerat të cilat e kryejnë video-mbikëqyrjen të jenëp të drejtuara drejt murit në të cilin janë montuar, në mënyrë që të mundësohet fshehtësia e votuesve dhe procesit zgjedhor në tërësi. KSHZ nga KKZ kërkoi që ata të njoftohen me shkrim nga institucionet adekuate se garantohet çkyçja e video mbikëqyrjes. Në rast të ankesave të parashtruara nga votues në këtë bazë, KSHZ do të ndërmarrë masa adekuate ligjore kundër personit të autorizuar nga institucioni adekuat, KKZ dhe Këshilli zgjehdor.

Në vendvotim askush nuk guxon të vijë i armatosur përveç pjesëtarëve të policisë. Policët mund të hyjnë në vendvotim vetëm në rast se janë thirrur nga Këshilli zgjehdor dhe kur do të vërejnë shkelje serioze të rendit dhe qetësisë.

Numërimi i votave

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor këshillat zgjedhor ia parashtrojnë KKZ-së në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ kompetent më pas i mbledhë rezultatet nga votimi, përpilon procesverbale dhe ia dorëzon KSHZ-së.

KSHZ rezultatet fillestare tëp votimit, të marra me anë elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjehdjeve.

KSHZ rezultatet prëfundimtare të zgjehdjeve i publikon në afat prej 24 orëve prej ditës së përfundimit të tyre.

Ankesa

Secili parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën për votim, grumbullim dhe konstatim të rezultateve nga votimi mund të parashtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit përkatësisht të publikimit të rezultzateve të para. KSHZ është e obliguar të vendosë rreth ankesës në afat prej 48 orëve pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën kushtetuese, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq, pas ankesës është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas prnaimit të saj.

Secili votues të cilit i është shkelur e drejta e votimit në procedurë të zbatimit të votimit mund të parashtrojë ankesë në KSHZ në afat prej 24 orëve. KSHZ është i obliguar në afat prej katër orëve pas pranimit të sjellë vendim.

Kundër vendimit të KSHZ-së, votuesi mund në afat prej 24 orëve pas prnaimit të vendimit të parashtrojë ankesë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, e cila ndërkaq, pas ankesës është e obliguart të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

KSHZ mund sipas detyrës zyrtare apo pas ankesës së parashtruar, me vendim ta anulojë votimin në vendvotim në raste të caktuara, të konstatuara me Kodin zgjehdor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 orëve prej pranimit të vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë është e obliguar të veprojë në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Votim i sërishëm në një vendvotim ku është anuluar votimi mbahet 14 ditë prej ditës së votimit të parë.

Rrethi i dytë i zgjehdjeve është caktuar pas dy javëve, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytpë të zgjehdjeve përfundon më 27 tetor në orën 24:00, pas çka pason heshtja zgjedhore për rrethin e dytë i cili fillon më 27 tetor në mesnatë./vv/MIA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu