Një anëtar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2546 në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” në Shkup , lajmëroi nje incident sot në polici.
Sic informoi për MIA zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, S.S anëtar i këshilit zgjedhor raportoi se kishte mosmarrëveshje verbale.
Pasi anëtarët e këshillit zgjedhor përfunduan votimin e personave të moshuar dhe me nevoja,ata sollën kutinë e votimit në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” me qëllim që të mbyllnin votimin.
Në atë moment, erdhi T.B dhe e thirri S.S në oborrin e shkollë ku filloi kërcënimet verbale me fjalë kërcënuese pas së cilës ai u largua në një drejtim të panjohur- tha Angelovski.
Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e rastit.