Këto zgjedhje lokale janë ndër zgjedhjet më karakteristike në teritorin e komunës së Strugës për shumë arsye, por në rend të parë për shkak të përballjes së kandidatëve të partive shqiptare në pushtet (njëra mbi 12 vjet e tjetra tani) dhe kandidatit të opozitës, përballë kandidatëve të partive të bllokut maqedonas (njëra në pushtet dhe tjetra 12 vjet në pushtet e taninë opozitë).
Edhe më karakteristike janë NUMRAT. Bëhet fjalë për numrin e votuesve që është publikuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që është një apsurditet i llojit të vet. Struga, si komunë sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka 63.376 banorë, ndërsa ka 60.580 votues!, informon INA.
Ky numër është për librin e Ginisit, sepse as në vendet me natalitet më të ulët në botë nuk ka gjasa që 95% të popullatës së komunës së Strugës të jenë të moshës madhore, kur kihet parasysh se vetëm në shkollat fillore janë afro 10.000 nxënës të moshës minorene. Ku i kanë gjetur Komisioni Shtetëror Zgjedhor 60.580 votues në mesin e 63.376 banorëve, do të ishte e udhës të sqarohen nga ky Organ shtetëror, sepse këto NUMRA nuk korespondojnë me realitetin. Në versionin më të butë dhe më të përkapshëm KY ËSHTË MANIPULIM KLASIK ME NUMRAT PËR QËLLIME TË PASQARUESHME.